Derisa ndërtimet e larta po vazhdojnë në shumicën e lagjeve të qytetit të Ferizajt, banorët kanë shprehur shqetësime se po ndihen të rrezikuar nga vinçat të cilët nuk janë të vendosur sipas kritereve pranë objekteve banesore.
Qytetarët kanë kërkuar nga Komuna ta bëjnë një inspektim rreth vendosjes së vinçave, të cilët gjatë gjithë ditës po bartin materiale ndërtimore me pesha të rënda mbi kokat e qytetarëve, shkruan sot “Koha Ditore”.
Ndërkohë subjekti opozitar Lëvizja Vetëvendosje, dega në Ferizaj, gjatë ditëve të fundit ka identifikuar se brenda qytetit janë të vendosur së paku 40 vinça të lartë, të cilët vazhdimisht po paraqesin rrezik për qytetarët.
Ky subjekt ka sugjeruar Komunën të marrë masa konkrete për të ofruar siguri më të lartë për qytetarët në mënyrë që të mos përsëritet rasti i vitit të kaluar derisa në rrugën “Vëllezërit Gërvalla” ishte rrëzuar një vinç i tillë derisa po ndërtohej një objekt shumëkatësh banesor... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Banorët ankohen për ndërtime të larta e pa kritere
-
Iniciohet kallëzim penal ndaj Komunës së Ferizajt për dhënien e lejeve ndërtimore pa kritere
-
Shkaku i vjetërsisë së disa objekteve në Ferizaj rrezikohen dhjetëra familje
-
“Avonet”: “Bashkimi i qytetit” rrezikon qytetarët dhe objektet përreth në Ferizaj
-
Banorët e një lagjeje në Ferizaj ndihen të rrezikuar me ndërtimin e një objekti banesor