Në Puls të KTV-së, është diskutuar për pensionet që qytetarët e Kosovës që kanë punuar në Evropë, nuk po mund t’i gëzojnë ato.
Zvicra ka shkëputur një anshëm marrëveshjen për pensionet e punëtorëve kontributdhënës nga Kosova.
Bahri Xhaferi, drejtor i Departamentit për Pensione në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, ka treguar se janë më shumë se 30 mijë qytetarë të Kosovës, të cilët kanë kontribuuar në Evropë, e nuk e kanë realizuar të drejtën për t’i marrë pensionet kontributdhënëse.
Ai ka thënë se Ministria e Punës i ka kryer të gjitha kriteret dhe i është përgjigjur të gjitha pyetjeve që ka kërkuar shteti zviceran.
Ruzhdi Ibrahimi, ekspert i Diplomuar për Sigurime Shoqërore në Zvicër, ka thënë se ndër arsyet kryesore për mos vazhdimin e zbatimin të marrëveshjes me ish Jugosllavinë në raport me Kosovën kanë qenë pengesat të shumta në Kosovë për zbatimin e marrëveshjes në fjalë.
Sipas tij, për këtë fajtore janë edhe Zvicra edhe Kosova.
Edhe
Sonte në “Puls” për realizimin e pensioneve të qytetarëve të Kosovës në shtetet e huaja
Por kështu nuk mendon Osman Osmani, sekretar nacional në sindikatën “Unia” Zvicër. Ai thotë se fajtor është shteti i Kosovës, që nuk ka krijuar kushte për të negociuar.
“Qeveria e Kosovës është dashtë me kërku që vendimi për pensionistet kontributdhënës të jetë retroaktiv. Këta nuk kanë kërkuar retroaktivitet, qe 8 vite qytetarët nuk i marrin këto pensione”, ka thënë ai.
-
Qeverisë i kërkohet shkallëzimi i pensioneve kontributdhënëse
-
Kosova e humbi mundësinë për ta kthyer Fondin Pensional nga Serbia
-
Qeveria e Kuvendi çalojnë në finalizimin e Ligjit për pensionet kontributdhënëse
-
Ajvazi: 11 mijë persona s’i kanë pasur 15 vjet përvojë pune për të marrë pension kontributdhënës