Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se është duke vazhduar periudha e aplikimit për regjistrim si votues jashtë Kosovës, e cila do të zgjasë deri më 23 gusht 2017.
“Prej datës 16 korrik kur ka filluar kjo periudhë e deri më sot (e martë, 15 gusht), sipas të dhënave mesditës, numri i aplikimeve për t’u regjistruar si votues jashtë vendit është: 2 mijë e 296. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve inkurajon të gjithë qytetarët me të drejtë vote, që jetojnë jashtë Kosovës dhe që i plotësojnë kriteret ligjore përkatëse – që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për tu regjistruar si votues jashtë Kosovës dhe pastaj edhe të votojnë në Zgjedhjet Lokale të 22 tetorit”, thuhet në njoftimin për media të KQZ-së.
Të gjitha informacionet lidhur me mënyrën e aplikimit dhe dokumentacioni tjetër i domosdoshëm është i publikuar në faqen e KQZ-së, në KËTË link. http://www.kqz-ks.org/sq/votimi-jashte-vendit
-
Të mërkurën nis regjistrimi i votuesve jashtë Kosovës për votim me postë
-
Më 23 korrik nis regjistrimi i votuesve për votim me postë në zgjedhjet lokale
-
Mbi 23.000 shtetas të Kosovës regjistrohen si votues jashtë vendit
-
KQZ-ja fton bashkatdhetarët për regjistrim si votues jashtë Kosovës
-
Për 17 ditë, KQZ-ja ka pranuar 2700 kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë vendit