Që pas mesnate ka patur dyndje të pushuesve kosovarë në doganën e Morinës.
Burime të policisë kufitare thonë që piku i fluksit arriti në orën 4:00 të mëngjesit duke regjistruar numrin më të lartë të mjeteve e qytetareve që kanë kaluar në Shqipëri për këtë sezon.
Deri në orën 7, ky numër kaloi shifrat e 11 mijë e qytetarëve. Ndërkohë, kufirin e kaluan me mijëra autovetura e dhjetëra autobusë të shoqërive turistike, raporton TCH.
Policia kufitare edhe pse me gjashtë sportele u desh të punonte me procedurë të përshpejtuar madje për më shumë se 30 minuta trau i doganës qëndroi i ngritur duke punuar vetëm për drejtimin e trafikut për shkak të fluksit të lartë, radhët e të cilave u panë deri në fshatin Vermicë të Kosovës.
Për qytetarët e Kosovës jugu i Shqipërisë është nder preferencat kryesore.
-
Rriten lëvizjet në pikën kufitare të Morinës, qytetarë nga Kosova drejt bregdetit
-
60 mijë qytetarë të Kosovës shkuan në Shqipëri gjatë vikendit
-
Fluks i turistëve nga Kosova në Shqipëri, mbi 3 mijë kaluan kufirin në Morinë vetëm të shtunën
-
Mbi 29 mijë kosovarë kanë hyrë gjatë vikendit në Shqipëri
-
Vetëm sot, 13 mijë qytetarë të Kosovës kanë hyrë në Shqipëri