Rreth 100 persona të sëmurë në formë të rëndë klinike janë trajtuar në Klinikën Infektive në QKUK prej gripit sezonal, prej janarit të vitit 2018 e deri më sot. Përveç prekjes nga gripi sezonal, këta pacientë kanë pasur edhe ndërlikime respiratore (kronike).
Këtë e ka bërë të ditur të enjten për gazetën “Koha Ditore” drejtori i Klinikës Infektive, Hamdi Ramadani.
Sipas tij, situata aktuale me sëmundje epidemike të gripit sezonal është e pranishme në Klinikën Infektive dhe po ashtu ai ka shtuar se është rritur edhe fluksi i të sëmurëve me këtë patologji akute respiratorike.
“Për momentin janë duke u trajtuar në Klinikën Infektive rreth 12 persona të sëmurë. Ndërsa nga këto tri raste janë në mjekim intensiv dhe me gjendje shumë të rëndë shëndetësore. Këta persona janë me terapi dhe janë nën mbikëqyrje permanente nga stafi i mjekimit intensiv”, ka deklaruar Ramadani.
(Detajet mund t’i gjeni në numrin e sotëm të Kohës Ditore).
-
Vdes nga gripi sezonal një grua rreth 50-vjeçare në QKUK
-
Dy gra në Kosovë në gjendje të rëndë nga gripi
-
QKUK: Konfirmohen 11 raste me gripin sezonal
-
Një i vdekur nga gripi sezonal në Klinikën Infektive, QKUK thotë se s’ka situatë epidemiologjike
-
Mijëra të prekur nga gripi sezonal, vaksinat vijnë në Kosovë me dy muaj vonesë