Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Rrënohen 8 furrat e fundit të gëlqeres në 3 fshatra

Shtime, 31 mars – Inspektorati i Komunës së Shtimes kohët e fundit ka rrënuar gjithsej 8 furra të gëlqeres, të cilat vazhdimisht e kanë ndotur ambientin, duke djegur goma automjetesh në fshatrat: Rancë, Dugë dhe Karaçicë. Ndërsa tashti Inspektorati komunal bën pastrimin e ambienteve të furrave të mbyllura, shkruan sot Koha Ditore.

Ndërkohë brenda 2 vjetësh janë rrënuar gjithsej 28 furra të tilla të cilat kanë zhvilluar veprimtari pa leje. Komuna fillimisht i ka subvencionuar pronarët e furrave me nga 2 mijë euro me qëllim që kjo veprimtari të shndërrohej në ndërtim të serrave apo biznese të vogla.

Fetah Krasniqi, një nga pronarët e furrave të gëlqeres, ka deklaruar se tashmë e ka hapur një autolarje nga subvencionimi i komunës pas ndërprerjes së veprimtarisë së gëlqeres, ndërkohë shpjegon se për ta vazhduar një biznes të tillë kërkohen edhe investime vetjake.

(Detajet mund t’i gjeni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.