Tendenca e Ministrisë së Shëndetësisë që të nisë në fund të këtij viti implementimin e Ligjit për sigurime shëndetësore pa Sistem Informativ Shëndetësor (SISH) funksional është vlerësuar si shumë e gabueshme nga eksperti i teknologjisë, Arbër Rogova.
Ky ekspert, i cili për një kohë ka qenë koordinator nacional për SISH, ka thënë se krijimi i Fondit të Sigurimeve Shëndetësore pa SISH funksional është hajni, shkruan sot “Koha Ditore”.
Në një intervistë për “E diela me ‘Kohën Ditore’”, Rogova ka përmendur një varg keqpërdorimesh e neglizhencash që i janë bërë punës për funksionalizimin e këtij sistemi. Ai ka thënë se Kosova ka dështuar të zbatojë strategjinë për funksionalizimin e SISH-it, ndërsa ka përmendur parakushtet që kanë dështuar para se të niset të punohet në këtë sistem.
Rogova e konsideron si mision të pamundur nisjen e mbledhjes se premiumeve dhe ofrimin e sigurimeve shëndetësore pa një bazë të mirë informacioni... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Funksionalizimi i Sistemit Informativ Shëndetësor, prag i patejkalueshëm qe një dekadë
-
Gexha: Ngritja e sigurimeve shëndetësore mbetet sfidë
-
Banka Botërore e cilëson SIF-in të papërdorshëm për sigurimet shëndetësore
-
Projekti i Sistemit të Informimit Shëndetësor po has në shumë pengesa, thotë ministri Ismaili
- SISH në kolaps, aventura vazhdon