Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

RKM: Shumë të rinj serbë kanë ndërmend ta braktisin Kosovën

Një hulumtim i mëhershëm statistikor që e ka bërë OJQ "Aktiv" në mjediset serbe në jug të lumit Ibër tregon për pozitën alarmante të të rinjve, njofton radiokim.

Vetëm 32% e të anketuarve të rinj nga mosha 18 - 30 vjeç ka ndërmend të mbetet dhe jetën e vet ta ndërtojë në vendet kua aktualisht jetojnë.

Proporcionalisht, po ky numër i të pyeturve është shumë i vendosur (35%) për t’u larguar ose mendon seriozisht për këtë (33%).

Arsye kryesore për largimin e të rinjve nga Kosova është papunësia (48.5%) dhe dëshira për kushte më të mira për jetesë në vende tjera (19.5%).

Në mesin e të pyeturve se a duan t’i braktisin viset ku jetojnë, 56% për qind e tyre kanë thënë se këtë do ta bëjnë gjatë tre vjetëve të ardhshëm, transmeton Koha.net.

Edhe Anketë: 55 % e serbëve në Kosovë, në pesë vitet e ardhshme synojnë të largohen Arbëri Anketë: 55 % e serbëve në Kosovë, në pesë vitet e ardhshme synojnë të largohen

Të pyeturit po ashtu kanë thënë se autoritetet vendore nuk kanë mirëkuptim të duhur për problemet e të rinjve dhe se përgjithësisht nuk përkujdesen mjaft për problemet e tyre (74.6%).

Ky hulumtim i "Aktivit " është pjesë e programit Point.One në kuadër të projektit Civic Energy Center të përkrahur nga Fondacioni për Shoqëri të hapur i Kosovës.