Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka njoftuar deputetët e Kuvendit të Kosovës për marrëveshjen e arritur ditë më parë mes Qeverisë së Kosovës dhe MCC.
Rizvanolli theksoi se kjo marrëveshje, ka vlerën mbi 200 milionë dollarë për sigurinë energjetike të Kosovës dhe tranzicionin në një të ardhme më të pastër të energjisë.
“Sipas marrëveshjes së negociuar me MCC-në gjatë javës së kaluar është propozuar një program Kompakt, në vlerë prej 202 milionë dollarë. Sipas marrëveshjes të negociuar, Kompakti i propozuar do të financohet 202 milionë dollarë amerikanë nga MCC, ndërsa pjesa tjetër do të bashkë-financohet nga Qeveria e Kosovës. Kjo qeveri ka përgjegjësinë kryesore për mbikëqyrje dhe menaxhimin e zbatimit të programit. Me një pëlqim paraprak të MCC-së, qeveria do të caktojë një entitet autonom në përputhje me Ligjin për Lirinë e Asocimit në organizatat jo qeveritare, i cili subjekt do të jetë përgjegjës për zbatimin e programit. Objektivi i parë i programit është ruajtja e energjisë që do të mbështetë sigurinë energjetike të Kosovës dhe tranzicionin në një të ardhme më të pastër të energjisë”, theksoi ajo./ksp
-
Lansohet programi mbi 230 milionë dollarësh për përmirësimin e sektorit të energjisë
-
Qeveria miraton marrëveshjen me MCC-në, ndan 10 milionë euro për skemën e re
-
Me blerjen e baterive për energji, synohet kursimi i 15 milionë eurove secilin vit
-
Rizvanolli: Nga marrëveshja me MCC-në, Kosova do t’i kursejë të paktën 15 milionë euro në vit
-
MCC-ja miraton programin mbi 200-milionë dollarësh për Kosovën