Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka kritikuar marrëveshjen e vendeve evropiane me Serbinë për litiumin, duke thënë se lëndët e para nuk mund të sigurohen duke forcuar regjime autokratike me tendenca për destabilizimin e rajonit.
Këtë deklaratë Rizvanolli e ka thënë në Forumin e Energjisë së Evropës Juglindore (SEEF 2024) që po mbahet në Selanik të Greqisë.
Sipas njoftimit nga Ministria, Rizvanolli ka vlerësuar “se bashkëpunimi me partnerë me të cilët i ndajmë vlerat është tejet i rëndësishëm për sigurinë e energjisë të rajonit”.
Në njoftim thuhet se Rizvanolli ishte pjesë e panelit ministror “Bashkëpunimi energjetik në Evropën Juglindore dhe rajoni Mesdheut Lindor: Një kthim për sigurinë e energjisë në BE”, ku së bashku me homologët e saj nga Greqia, Theodore Skylakakis, Maqedonia e Veriut, Sanja Bozhinovska, atë të Bullgarisë, Vladimir Malinov dhe ministrin rumun, Sebastian Burduja, kanë diskutuar për bashkëpunimin energjetik në rajon.
-
Kosova i kërkon Serbisë që ta zbatojë obligimin për tregtinë ndërkufitare të energjisë
-
Akuza e kundërakuza për energjinë, përplasen Rizvanolli dhe Haradinaj
-
Rizvanolli: Mafia energjetike mund të ekzistojë në Beograd, por Kosova s’ka lidhje me të
-
Rizvanolli: Serbia ka brengë se po humb fuqinë për të shantazhuar serbët e Kosovës
-
Rizvanolli akuzon Serbinë se s’po i zbaton marrëveshjet në kuadër të Procesit të Berlinit