“Koha Ditore” në numrin e së hënës sjell intervistën me veteranin e skenës politike të Luginës së Preshevës, Riza Halimi.
Propozimi i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, për bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovën, sipas kryetarit të Partisë për Veprim Demokratik, do të duhej të ishte bërë nga Parlamenti i Kosovës, si organ me legjitimitet të plotë demokratik.
Halimi insiston që në fazën finale të dialogut Prishtinë-Beograd, ku supozohet se do të diskutohet fati i Luginës, pjesë e negociatave të jetë një përfaqësues i saj. Sheh paradokse në propozimin aktual, shkaku i parimeve të Grupit të Kontaktit për mosndryshim kufijsh.
Intervistën e plotë mund ta lexoni të hënën në “Koha Ditore”.
Artikuj të ngjashëm
-
Halimi: Bashkimi i Luginës me Kosovën, me dokument të miratuar në Kuvend
-
Nga Zyra e Thaçit, Lugina i kërkon rezolutë Kuvendit
-
Halimi: Bashkimi i Luginës me Kosovën, me dokument të miratuar në Kuvend
-
Arifi tregon tri kushtet e Luginës për t’u bashkuar me Kosovën
-
Thaçi iu bën thirrje deputetëve të mos i injorojnë kërkesat e shqiptarëve të Luginës