Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Rishikimi i sektorit të sundimit të ligjit nis më 7 shkurt

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, gjatë një takimi me anëtarët e Komitetit Drejtues për rishikimin funksional të sektorit të sundimit të ligjit ka diskutuar lidhur me përgatitjet për nisjen e procesit të rishikimit funksional të sektorit të sundimit të ligjit që do të nisë më 7 shkurt, njofotn kumtesa ministrore, transmeton Koha.net.

Tahiri ka theksuar se kjo iniciativë është ndërmarrë për t’i dhënë përgjigje nëse sistemi i drejtësisë është adekuat dhe përputhje me standardet ndërkombëtare dhe në vijë me orientimin e Kosovës për integrim në Bashkim Evropian.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Rishikimi funksional, paraqet një prej reformave më të thella të bëra në Kosovë, proces ky që fillon më 7 shkurt dhe do të vazhdojë për muaj të tërë, derisa ne si institucione të shterim të gjitha debatet e nevojshme dhe të arrijmë në konkluzione se çfarë duhet të ndryshojmë, në mënyrë që të kemi një sistem të drejtësisë sa më efikas”, tha ai.

Komiteti Drejtues kryesohet nga Ministria e Drejtësisë, ndërsa anëtarë të saj janë edhe Ministria e Financave, Ministria e Punëve të Brendshme, Këshilli Gjyqësor, Këshilli Prokurorial, si dhe Zyra e Presidentit, Zyra e Kryeministrit dhe Universiteti i Prishtinës.