Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Rinovimi i “Elena Gjikës” përfundon për vitin e ri shkollor

Nxënësit e shkollës “Elena Gjika” të Prishtinës vitin e ri shkollor do ta fillojnë në objektin e rinovuar.

Kështu ka bërë të ditur Komuna e Prishtinës përmes faqes së saj.

“Po vazhdojnë punimet për renovimin e shkollës ‘Elena Gjika’, projekt ky i përbashkët i Komunës me TIKA-n. Në vitin e ri shkollor, shkolla do të jetë e gatshme për nxënësit e saj”, thuhet në njoftimin e Komunës.