Pejë, 8 korrik – Në hapësirën buzë parkut “Karagaqi”, ku ishin më herët objekti i zjarrfikësve dhe konvikti i studentëve, ka rinisur ndërtimi i objektit të ri të shkollës së muzikës “Halit Kasapalli”, shkruan sot Koha Ditore.
Për punimet e rinisura këtë javë Komuna nuk ka asnjë cent buxhet të siguruar, me shpresën së gjykata vendos në favor të saj në kontestin që po zhvillon kundër kompanisë rajonale të ujësjellësit “Hidrodrini”. Ky objekt kishte nisur të ndërtohej para një viti, por themeli i punuar me bodrum ishte shkatërruar në fillim të shtatorit të kaluar nga uji që e kishte vërshuar pas plasjes së gypit të ujësjellësit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPër plasjen e gypit, nga i cili është shkaktuar dëm nga uji, Komuna dhe “Hidrodrini” fajësojnë njëra-tjetrën dhe kjo çështje tashmë gjendet në gjykatë, e cila ende nuk e ka thënë fjalën e saj. “Kemi nisur me punime të vrazhda të objektit, duke llogaritur në 60 mijë euroshin që do ta marrim prej Ujësjellësit, si fajtor për avarinë nga uji që ka shkaktuar dëmtimin e themelit”, thotë drejtori i Financave, Jeton Abazaj.
(Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.