Dy herë ia “shpëtuan” jetën. Herën e parë ishte buzë vdekjes, kurse herën e dytë ia siguruan mbijetesën. Dyzetedyvjeçarja nga Vitia, Fatime Maliqi, është sot gjallë falë prodhimeve nga qumështi i dhive.
Dhitë i janë bërë pjesë e përditshmërisë tash e 11 vjet. Edhe pse është shëruar, ka zgjedhur që të merret e të përfitojë prej tyre, deri aty sa sot ka arritur të sigurojë mirëqenien e gjithë familjes. Ka filluar prej zeros, me dy krerë dhi, dhe sot ka fermën e saj me mbi 100 krerë sosh. Është fermerja e parë grua në komunën e saj.
Tërë historinë, që prej sëmundjes e deri tek ideja për t`u marrë me dhitë, Maliqi e ka rrëfyer për gazetën Koha Ditore.
Ishte sëmurë në vitin 2007, kur ishte shtatzënë. Sëmundja i kishte zgjatur deri në vitin 2009, pasi mjekët në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni nuk kishin arritur t`ia gjenin diagnozën e saktë.
Disa prej mjekëve i kishin thënë se i ishin shfaqur simptomat e kancerit, pasi ajo kishte humbur peshë të madhe dhe po vazhdonte të humbte...(më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
“Vita” rifillon grumbullimin e qumështit, AUV pritet të publikojë së shpejti rezultatet e analizave
-
Fermerët “lajnë” me qumësht Ministrinë e Bujqësisë
-
Kurtishi: Numri i rasteve me sëmundje malinje mbetet i ngjashëm me vitet paraprake
-
Shitja e fëmijëve për të mbijetuar: Afganët detyrohen të marrin vendime të vështira
- Industria politike e mashtrimit