Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka pritur në takim përfaqësuesin e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Mbretërisë së Bashkuar, Richard Riley, të shoqëruar nga Ambasadori i këtij shteti në Kosovë, Ruairi O'Connell.
Gjatë këtij takimi, Ministri Tahiri e njoftoi Riley me prioritet e tij si Ministër i Drejtësisë, veçanërisht shprehu përkushtimin e tij personal dhe të Ministrisë së Drejtësisë në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Tutje, Ministri Tahiri, i bëri të ditur, Riley, se tashmë ka iniciuar edhe një paketë të rëndësishme ligjore siç është ajo e rishikimit të Kodit Penal dhe atij të Procedurës Penale që kanë për qëllim plotësimin e këtyre objektivave.
Në anë tjetër, Riley, e përgëzoi Ministrin Tahiri për punën e tij të jashtëzakonshme, veçanërisht për inicimin e rishikimit të legjislacionit penal që ka si qëllim arritjen e rezultateve të matshme.
“Luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit është sfidë për të gjitha shtetet, andaj kërkohet bashkëpunim dhe bashkërendim ndërshtetëror për t’u përballur me këto sfida të përbashkëta”, tha Riley.
Ministri Tahiri e falënderoi Britaninë e Madhe për mbështetjen e vazhdueshme që po i jep institucioneve të Kosovës, sidomos Ministrisë së Drejtësisë. Gjithashtu ai shprehu gatishmërinë që këtë bashkëpunim do ta thelloj me aktivitete të cilat kanë për qellim forcimin e sundimit të ligjit, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në Kosovë.
-
Tahiri: Kosova, anëtare e besueshme e Bashkimit Evropian në luftën kundër terrorizmit
-
Tahiri informon ambasadorët e BE-së për zhvillimet në sundimin e ligjit
-
Delegacioni i PE-së njoftohet rreth reformave në Drejtësi
-
Tahiri shpalos para Kosnettit reformat në drejtësi
-
Tahiri: Në Kosovë po luftohet krimi i organizuar