Tërheqja deri në 30 për qind e mjeteve nga Trusti është rikthyer si temë në Kuvendin e Kosovës, pak muaj pasi Kuvendi refuzoi iniciativën e deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu.
Ka qenë kryetari i kësaj partie, Memli Krasniqi, që të enjten, në seancën e parë të sesionit vjeshtor të Kuvendit, e ka përmendur tërheqjen nga Trusti si një nga pesë masat që i propozon PDK-ja për dalje nga kriza ekonomike. Pos kësaj, ai ka thënë se për t’u ndihmuar qytetarët që të përballojnë inflacionin duhet të ketë lirim nga TVSH-ja të produkteve esenciale, lirim të akcizës në produktet e naftës, heqje të TVSH-së nga faturat e energjisë elektrike, subvencionim të faturave të rrymës dhe rritje pagash deri në nivelin e normës së inflacionit.
Kuvendi në qershor i pati thënë jo tërheqjes nga Trusti. Menjëherë pati nisur një peticion. Më 15 korrik peticioni me 21 mijë nënshkrime u dorëzua në Kuvend. Nuk është treguar se kur do të nisë shqyrtimi i tij.
-
Peticioni i qytetarëve, Kuvendi kërkon mendimin e Qeverisë për tërheqjen nga Trusti
-
Tërheqja nga Trusti sot shqyrtohet në Kuvend
-
Krasniqi: Po injorohen kërkesat e qytetarëve, Qeveria po ofron skandale e regres
-
S’ka tërheqje të re nga Trusti
-
Të enjten Kuvendi shqyrton tërheqjen e Trustit, LVV-ja mbetët kundërshtuese