Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Rikthehen reshjet e shiut në të gjithë Shqipërinë

Mot i vranët dhe reshje shiu do të mbizotërojnë në Shqipëri. Këto kushte atmosferike do të mbeten gjatë gjithë ditës, por herë pas here reshjet bëhen mesatare dhe lokalisht intensive.

Sipas MeteoAlb, era do të fryjë me shpejtësi deri në 55 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim 4-5 ballë.

Temperaturat e ajrit mbeten konstante në mëngjes dhe ulen në mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore 1 gradë C deri në 17-18 gradë C.