Deri në 2 orë e 30 minuta janë pritjet për të hyrë në Kosovë përmes kufirit në Merdare.
Kjo është bërë e ditur nga Qendra për Menaxhim Kufitar. Ndërkaq për të dalë, nga e njëjta pikë kufitare, nevojiten 20 deri në 40 minuta, transmeton Koha.net.
Kujtojmë se me pritje të tilla madje edhe me të gjata, në të njëjtën pikë, janë përballur qytetarët në muajt e verës.
Pritjet kanë shkuar në më shumë se 7 orë për të dalë nga Kosova.