Lista Serbe është duke orientuar në veri miliona euro nga buxheti i shtetit, ani se formalisht ka braktisur koalicionin.
Ministria e Bujqësisë ka publikuar fundjavën e shkuar një thirrje për aplikim në një Program të veçantë mbështetës, dedikuar rajonit të Mitrovicës Veriore të banuar kryesisht me serbë, shkruan sot Koha Ditore.
Ministria udhëhiqet nga Nenad Rikallo.
Ndonëse ai dhe kolegët e tij Dalibor Jevtiq e Ivan Todosijeviq janë deklaruar ta kenë braktisur Qeverinë, të tre vazhdojnë t’i drejtojnë institucionet nën arsyetimin e ushtrimit të “mandatit teknik” deri në emërimin e ministrave që do t’i pasojnë.
Kryeministri Ramush Haradinaj, ndërkaq, është duke e toleruar këtë situatë, duke mos i emëruar ministrat e rinj. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
-
Haradinaj pret që Lista Serbe të kthehet në Qeveri
-
Ish-ministri Rikallo emërohet ndihmësdrejtor në Zyrën për Kosovën në Qeverinë e Serbisë
-
Ministrat “e dorëhequr” të Listës Serbe me shumë shpenzime luksi
-
Tash, nga Serbia, Rikallo “do të punojë më shumë për zhvillimin e bujqësisë në Kosovë”
-
Ish-ministri Rikallo i shkarkuar në Kosovë fiton funksion të lartë në Serbi