Ministri i Bujqësisë Nenad Rikallo ka marrë pjesë sot në Konferencën Ndërkombëtare mbi zbatimin e Teknologjive të Informacionit dhe Komunikimit në sektorin e pylltarisë, që është organizuar nga Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë e Kombeve të Bashkuara (FAO).
Gjatë fjalimit të tij, ministri Rikallo theksoi se aplikimi i teknologjive të informacionit dhe komunikimit në pylltari është shumë i rëndësishëm.
“Aplikimi i kësaj teknologjie do të përmirësonte nivelin operacional, efikasitetin dhe efektivitetin në menaxhimin e qëndrueshëm të pyjeve e bashkë me këto do të bënte harmonizimin e sektorit pyjor me iniciativa globale”, ka thënë Rikallo.
Ai po ashtu ka treguar se TIK-u në sektorin pyjor është duke u zbatuar në hartimin dhe monitorimin e burimeve pyjore dhe kërcënimeve mjedisore e po ashtu edhe në ngritjen e vetëdijes për zbatimin e praktikave të qëndrueshme pyjore.
“Në zbatimin e këtyre teknologjive duhet të përfshihen edhe politikat e përshtatshme dhe ligjet për mbrojtjen dhe menaxhimin e burimeve pyjore”, tha ministri Rikallo.
Me këtë rast, ai ka theksuar se edhe në një studim të Bankës Botërore është paraqitur nevoja e aplikimit të TIK-ut në të gjitha aspektet e menaxhimit të pyjeve.
Edhe
Ministri Rikallo premton mbështetje për Institutin Bujqësor në Pejë
”Rezultatet e këtij studimi kanë treguar se ka nevojë për një kornizë të mirë politike, identifikimin adekuat të nevojave teknologjike, hartimin e aplikacioneve të përshtatshme, identifikimin e çështjeve të sigurimi të të dhënave dhe sigurimin e blerjeve nga ata që menaxhohen nga burimet pyjore”, tha ai.
Nga kjo konferencë, ministri Rikallo u shpreh se pret rezultatet për krijimin e një rrjeti rajonal të praktikantëve të teknologjive të informacionit dhe komunikimit në pylltari, si dhe platforma që do të krijonte mundësinë e mbledhjes së informatave dhe ekspertëve të pylltarisë, të cilët do të punojnë së bashku për zbatimin e TIK me qëllim të menaxhimit të qëndrueshëm të sektorit pyjor.
-
Kosova pjesëmarrëse në konferencën ndërkombëtare në Slloveni për rëndësinë e fermerëve të rinj
-
Rikallo prezanton të arriturat e bujqësisë në Kosovë në konferencën franceze të ushqimit
-
Rikallo: Do të hapen pesë qendra rajonale në mbështetje të bujqve
-
Rikallo premton impuls të ri zhvillimit të bujqësisë në Kosovë