Deputeti i Nismës, Milaim Zeka sot në Kuvend ka deklaruar se në vitet 2006-2007 kur qeverinë e udhëhiqtë Agim Çeku instituti Riinvest kishte vjedhur e keqpërdorur 1.8 milion euro, megjithatë një gjë e tillë është mohuar kategorikisht nga instituti Riinvest.
Riinvest thotë se nuk ka pasur asnjë kontratë për fonde të “DFID” lidhur me Strategjinë dhe Planin Zhvillimor të Kosovës në vitet 2006-2007, e as më vonë e as më herët, transmeton Koha.net. Këtë deklaratë të Zekës ky institut e quan shpifje dhe tentim për prishjen e reputacionit të këtij instituti.
Më poshtë keni reagimin e plotë të Riinvestit:
Sot në foltoren e Kuvendit të Republikës së Kosovës, deputeti Milaim Zeka, përndryshe me shumë akuza mbi vete, nga foltorja e Kuvendit deklaroi si në vijim: “E dimë edhe një diçka, në Qeverinë e Agim Çekut në vitin 2006-2007, Riinvesti i asaj kohe i ka vjedh dhe keqpërdor 1.8 milion euro para të DFID-it anglez dhe paret e SIDA-s suedeze që janë dhënë për planin strategjik zhvillimor në atë kohë të Qeverisë”
Për hir të informimit të drejtë të opinionin theksojmë se Institutit Riinvest nuk ka patur asnjë kontratë për fonde të “DFID” lidhur me Strategjinë dhe Planin Zhvillimor të Kosovës në vitet 2006-2007, e as më vonë e as më herët. Riinvest asnjëherë nuk ka patur kontratë me “DFID” në vlerat që përmend Milaim Zeka.
Së këndejmi, këtë deklaratë e konsiderojmë si shpifje dhe tentim për dëmtimin të reputacionit të Institutit Riinvest dhe keqpërdorim të foltores së Kuvendit dhe të imunitetit që i garanton ligji në fuqi. (Sejdi Osmani, kryetar i Bordit të Institutit Riinvest)
-
Osmani: Akuza e deputetit Zeka për vjedhje, shpifje e vazhdueshme
-
Zeka: Riinvesti vodhi 1.8 milionë euro
-
Ish-arkëtari i BIK-ut thotë se u kërcënuan me porosi të myftiut Tërnava
-
BIK-u mohon akuzat për keqpërdorim fondesh, fajëson ish-arkëtarin Rexha
-
Këshilli i BIK-ut në Prishtinë tentoi ta mbyllte rastin e keqpërdorimit të 166 mijë eurove