Në ekzekutivin e Komunës së Istogut këtë muaj kanë ndodhur 3 ndryshime, që janë bërë, siç thonë në këtë komunë, në kuadër të reformave të kryera nga kryetari i Komunës.
Ndryshimi ka ndodhur në postin e nënkryetarit të Komunës, të cilin post deri tashti e mbante Lulzim Blakaj. Në vend të tij është emëruar Agim Ademaj, deri tashti këshilltar i LDK-së në KK të Istogut, shkruan sot Koha Ditore.
Ndërsa nënkryetari i deritashëm, Lulzim Blakaj, është emëruar drejtor i Ekonomisë dhe Zhvillimit. Kurse drejtori i deritashëm e kësaj drejtorie, Besart Dreshaj ka marrë drejtimin e Urbanizmit në vend të drejtorit të deritashëm të Urbanizmit, Isa Hoxhaj, i cili është larguar nga ekzekutivi.
Nënkryetari i deritashëm dhe drejtori i aktual i Ekonomisë dhe Zhvillimit, Lulzim Blakaj, ka deklaruar për KD-në se këto ndërrime janë bërë vetëm në kuadër të reformave në ekzekutiv nga kryetari i Komunës, e jo për diçka tjetër.\I.O.
(Gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”)