Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Rifillon qarkullimi i trenave në Kosovë

Pas dy muajsh ndërprerjeje, sot pritet të rifillojë qarkullimi i trenave në Kosovë.

Rifillimin e qarkullimit të trenave e ka konfirmuar ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj për rtv21.

“Ju konfirmoj që sot ne ora 16:00 edhe zyrtarisht do jemi bashkë për të rifilluar qarkullimin e trenave”, ka thënë Lekaj.

Ndërprerja e këtyre linjave është bërë për shkak të mungesës së mjeteve financiare, të cilat është dashur të sigurohen nga Qeveria e Kosovës.

Qarkullimi i trenave në linjat e rregullta ishte ndërprerë më 2 gusht të këtij viti.