Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Rice, Clark dhe Engel urojnë dhjetëvjetorin e pavarësisë së Kosovës

Ish-sekretarja amerikane Condolezza Rice, kongresmeni Eliot L. Engel dhe ish-komandanti suprem i NATO-s për Evropë, Wesley Clark, përmes videove kanë uruar popullin e Kosovës me rastin e dhjetëvjetorit të pavarësisë së Kosovës.

Rice ka thënë se është e lumtur kur dëgjon për arritjet e Kosovës si shtet i pavaruar.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Po festoni 10 vjetorin e pavarësisë së Kosovës, e në këto 10 vjet keni ndërtuar një shtet demokratik. Është nën përgjegjësitë tuaja të punoni edhe më shumë për vendin”, tha ndër të tjera ajo.

Clark ka thënë se kosovarët i mban mend si popullin më të guximshëm dhe më të qëndrueshëm në Evropë.

“Popullin e Kosovës e mbaj në mend si ndër më të guximshmit dhe më të qëndrueshmit në Evropë dhe po ashtu e mbaj në mend si popullin më pro-amerikan në Evropë. Tash kur po e festoni 10 vjetorin e pavarësisë, duhet ta kujtoni me shumë krenari atë që është arritur dhe nga ju duam të shikoni drejt asaj që mbetet për t’u bërë në të ardhmen – zhvillimi ekonomik, përmirësimi i marrëdhënieve me fqinjët, mposhtja e pasigurive të së kaluarës, izolimit, ndasive dhe shtypjeve etnike, të cilat kanë mbizotëruar me shekuj në Ballkan për t’u bërë kështu prijës të Evropës së re. Të ardhmen e keni përpara. Keni popull shumë të mirë. Keni miq shumë të mirë në Shtetet e Bashkuara. Unë besoj në të ardhmen tuaj të ndritshme”.

Ndërsa, Engel uroi popullin e Kosovës dhe tha se këtë ditë do të vijë në Kosovë dhe se është i lumtur që Kosova po korr suksese.

“Do të jem i pranishëm për të festuar 10 vjetorin e Kosovës. Do të takoj sa më shumë shoqëri që të mundem atje. Amerika gjithmonë do të qëndroj pranë Kosovës”, ka thënë ai.