Gjatë ditës së sotme 30 persona janë riatdhesuar nga Franca dhe Belgjika.
Në një prononcim për mediat zv. ministrja e Brendshme Rovena Voda tha se viti 2017 pati rënie të azilkërkimit.
Sipas Vodës bashkë me institucionet përgjegjëse po hartohet një dokument politikash për migracionin, që parashikon ofrimin e më shumë mundësive të zgjidhjes këtu për shqiptarët, që tentojnë azil në vendet e BE-së.
Zv.ministrja e Brendshme Rovena Voda shprehet se ky dokument do të shoqërojë masat e shtuara për kontrollin kufitar, për frenimin e fenomenit të azil kërkimit.
“Unë gjithmonë e them se për sa i përket emigracionit dhe azil kërkimit, kjo nuk është një fushë që prek vetëm çështje të sigurisë, por prek edhe fusha të tjera, dhe ne po punojmë bashkë me institucionet e tjera, për të hartuar një dokument politikash për migracionin, duke e parë këtë fenomen në një këndvështrim më gjithëpërfshirës, por edhe për të mundësuar dhe ofruar zgjidhje për të gjithë ata qytetarë që i janë drejtuar kësaj rruge, si të vetmen rrugë zgjidhje për jetesën e tyre”, tha Voda.
“Ky është operacioni i parë, por operacionet e riatdhesimit gjatë vitit 2018 do të vazhdojnë me të njëjtin ritëm, madje me një ritëm edhe më të lartë se viti 2017. Këtu përsëri i bëj thirrje qytetarëve shqiptar që të mos e shikojnë azilkërkimin si rrugën e vetme për të emigruar gjatë vendit”, vijon Voda.
-
Riatdhesohen 100 shtetas shqiptarë azilkërkues në Francë, Belgjikë e Gjermani
-
Vijojnë operacionet e riatdhesimit të shqiptarëve azilkërkues në BE
-
Riatdhesohen 32 shqiptarë që kishin kërkuar azil në Francë e Belgjikë
-
Riatdhesohen nga Franca 60 shqiptarë, i penalizoi kërkimi i azilit
-
Riatdhesohen 60 shqiptarë nga Franca, Shqipëria thërret të mos kërkojnë azil