Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Arqipeshkvi i Tiranë-Durrësit u infektua me Covid-19, Imzot George Frendo dërgohet në Itali

Arqipeshkvi i Tiranës George Frendo rezulton pozitiv me COVID-19. Ai është dërguar në Itali për mjekim më të specializuar.

Në një njoftim thuhet se Frendo u nis për në Bari mbrëmjen e djeshme për t’u shtruar në Spitalin Miuli të “Acquaviva delle Fonti”.

“Ju njoftojmë se SH.T. Imzot George Frendo O.P., Arqipeshkëvi i Tiranë-Durrësit dhe njëkohësisht Presidenti i Konferences Ipeshkvore të Shqipërisë, mbrëmë ka udhëtuar drejt Barit, për t’u shtruar në Spitalin Miuli të “Acquaviva delle Fonti”.

Njoftimi i Konferencës Ipeshkvore të Shqipërisë

Ju njoftojmë se SH.T. Imzot George Frendo O.P., Arqipeshkëvi i Tiranë-Durrësit e njekohësisht presidenti i Konferencës Ipeshkvore të Shqipërisë, ka qenë për disa ditë në monitorim mjekësor për shkak se ka rezultuar pozitiv me Covid 19.

Me rakomandimin e mjekëve, në mbrëmjen e ditës së sotshme, është vendosur që Imzot Frendo të shtrohet në Spital, për shkak të disa komplikacioneve respiratore gjatë ditës.

Edhe Arqipeshkëvi Metropolit i Tiranë-Durrës, Imzot George Frendo, mund COVID-in Arbëri Arqipeshkëvi Metropolit i Tiranë-Durrës, Imzot George Frendo, mund COVID-in

Ju kërkojmë lutjet tuaja për Imzot Frendon dhe i urojmë atij shërim sa më të shpejtë.

Zyra e Shtypit e KISH