Ambasada e Republikës së Kosovës në Berlin të Gjermanisë dhe Konsullatat e Përgjithshme të RKS në Munih, Stuttgart, Frankfurt, Düsseldorf dhe Hamburg, nëpërmjet një njoftimi ka bërë të ditur se rezervimi apo marrja e vizave do të bëhet vetëm në Ambasadën e Republikës Federale të Gjermanisë në Prishtinë.
Një njoftim i tillë është bërë në prag të hyrjes në fuqi të ligjit të Ri "Mbi punësimin në Gjermani të punonjësve të kualifikuar", i cili nisë së zbatuari nga 1 marsi i këtij viti.
“Ambasada e Kosovës në Gjermani nuk ka asnjë kompetencë për trajtimin e kërkesave të shtetasve nga Kosova për viza punësimi në Gjermani”, thuhet në njoftimin e ambasadës së Kosovës në Gjermani.
Sipas njoftimit, për efektet e ligjit të ri për punësim në Gjermani pas datës 1 mars 2020, duhet vizituar uebfaqja e Ambasadës Gjermane në Prishtinë, e cila ka një rubrikë të posaçme (https://pristina.diplo.de/x…/service/visa-einreise/-/2285916), në lidhje me ndryshimet ligjore për punësimin në Gjermani pas datës 1 mars 2020.