Viti me shumë të reshura e me breshër, ka ndikuar edhe në prodhim të verës.
Breshëri ka dëmtuar disa hektarë të vreshtave në Komunën e Rahovecit, raporton KTV.
Prodhuesit e “Bodrumit të vjetër” shprehen se ky vit ka qenë shumë i dëmshëm për punën e tyre.
Por, të reshurat e shiut kanë ndikuar edhe pozitivisht për disa arsye.
Labinot Shulina thotë se cilësia e verës së bardhë këtë vit do të jetë shumë më e mirë se ajo e verës së kuqe.
Komuna e Rahovecit tradicionalisht, merret me kultivimin e rrushit dhe të verës si dhe llogaritet që me rrush, janë të mbjella mbi 3000 hektarë.
Artikuj të ngjashëm
-
Shiu dëmton rreth 70 për qind të tokave të mbjella me rrush në Rahovec
-
Mbi 500 hektarë me vreshta janë dëmtuar nga reshjet në Rahovec
-
Sivjet më pak rrush vendor në tregun e Kosovës
-
Breshri i shkakton dëme bujqësisë në disa lokalitete të Podujevës
-
Shiu e breshëri dëmtojnë kulturat bujqësore në Podujevë