Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Reshje të dobëta shiu e ulje temperaturash, sot në Shqipëri

Ditën e sotme pritet që të ketë reshje shiu në disa qarqe të Shqipërisë. Sipas asaj që parashikon IGJEUM, reshjet priten të jenë lokalisht mesatare në qarqet Shkodër dhe Lezhë, ndërsa në zonat e tjera do të ketë reshje të dobëta.

Sot (e hënë dt.29) reshjet pritet të jenë të dobëta në qarqet Shkodër, Kukës, Lezhë dhe Durrës por lokalisht mesatare në qarqet Shkodër dhe Lezhë. Ndërsa në pjesën më të madhe të qarqeve ato pritet të jenë lokale të dobëta (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Sot (e hënë dt.29) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 11 / 18 °C

në vendet e ulëta: 11 / 19 °C

në vendet malore: 3 / 16 °C.