Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj, në takimin e Komitetit drejtues të projektit “Kosova e Re” ku është anëtare, vlerësoi se ky projekt do të ndërtohet sipas standardeve të Bashkimit Evropian, për të reduktuar ndotjen e ajrit si dhe ruajtjen e shëndetit të qytetareve dhe mjedisit në përgjithësi.
“Përkushtimi jonë mbetet zhvillimi ekonomik i vendit, krijimi i investimeve strategjike por gjithnjë duke pasur në konsideratë dhe prioritet mbrojtjen e mjedisit dhe reduktimin e ndotjes së ajrit”, tha ajo.
Në këtë linjë për të evituar ndotjen e ajrit, gjatë takimeve të komitetit drejtues për ndërtimin e këtij termocentrali, ministrja Reshitaj ishte ajo që kërkoi dhe ishte e vendosur që filtrat e këtij termocentrali të jenë nga teknologjia e fundit për pastrimin e ajrit.
“‘Kosova e Re’ do të ndërtohet bashkë me filtrat e teknologjisë së fundit për filtrimin e ajrit dhe evitimin e ndotjes së mjedisit”, shtoi nder të tjerash ministrja Reshitaj e cila u zotua që ministria që ajo drejton do t'i përmbushë të gjithë obligimet që dalin nga ky projekt.
-
Reshitaj kërkon nga KEK-u që të punohet më shumë për reduktimin e ndotjes së ajrit
-
Dokumenti i Qeverisë parasheh ndërtimin e TC “Kosova e Re” deri më 2023
-
Haradinaj thotë se ndërtimi i “Kosovës së Re” po shkon sipas planit
-
Qeveria thotë se Kosova s’mund të varet nga resurset e ripërtërishme për prodhim të energjisë
-
Në tetor dihen saktë ndotësit kryesorë në Kosovë, thotë MMPH