Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Reshitaj me kritika për Qeverinë që nuk i futi edhe mjekët në vendimin për pushimin prindëror

Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale ka diskutuar sot për masat e marra për mbrojtje nga koronavirusi, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Kryetarja e këtij Komisioni dhe deputetja e AAK-së, Albena Reshitaj ka thënë se është shqetësuese që nga masat e marra nga Qeveria që njëri prind të lirohet nga puna, nuk përfshihet edhe stafi shëndetësor.

Tutje thuhet se anëtarët e këtij komisioni kërkoi nga Qeveria që nga fondi 10 milionë eurosh të përfshihet pagesa e stafit shëndetësor.

Reshitaj shprehi dy shqetësime sa i përket vendimit të qeverisë për masat e marra ndaj rrezikut me koronavirus.

Ajo tha se lirimi i njëri prind nga puna nuk do të duhej të ishte rekomandim, por vendim.

Edhe Kërkohet rikthimi i kontrolleve mjekësore në pikat kufitare Arbëri Kërkohet rikthimi i kontrolleve mjekësore në pikat kufitare

“Dy shqetësime sa i përket vendimit të Qeverisë. Mirë që është ndërpre mësimi mirëpo nuk është dashur të jetë rekomandim të lirohet njeri prind, por të jetë vendim. Është rasti të merren vendime të qarta të shpejt. Shqetësim kjo nuk vlen për punëtoret shëndetësor dhe atyre të sigurisë. Është dashur të shihet mundësia që njëri prind të lirohet”, ka thënë Reshitaj.

Nga ky takim u propozuan rekomandimet: që duhet të realizohet mbrojtja e punëtorëve shëndetësorë, trajtimi i stafit sidomos atij të mesëm, motivimi financiar për punëtorët shëndetësor, si dhe krijimi i hapësirave të posaçme në rast nevoje.