Arbëri

Reparti i lindjeve mbetet pa gjinekolog

Reparti i Gjinekologjisë që funksionon në kuadër të Qendrës së Mjekësisë Familjare në Komunën e Vitisë ka mbetur pa staf shëndetësor, ngase një gjinekolog që ka punuar deri tashti është pensionuar.

Komuna ka bërë të ditur se nuk e ka ndërmend të shpallë konkurs për të plotësuar këtë pozitë ngase vendi i punës i është rezervuar për një punëtore shëndetësore, e cila pritet që të kualifikohet në këtë drejtim, shkruan sot Koha Ditore.

Drejtoresha e QKMF-së, Vjollca Kadolli-Halili, vlerëson se nuk është e drejtë që të plotësohet pozita e cila ka mbetur bosh ngase, sipas saj, ata kanë kuadrin e tyre që është në përfundim të specializimit. Ajo thotë se shërbimet për gratë shtatzëna, të cilat ishin paraparë që të realizoheshin në Viti tashmë duhet të realizohen në Spitalin Regjional të Gjilanit.

“Kemi pasur gjinekologun deri në tetor të vitit të kaluar, i cili është pensionuar. Momentalisht nuk kemi gjinekolog. Nuk është e drejtë që të shpallim konkurs, sepse kemi një mjeke, të cilën e kemi dërguar në specializim dhe është në vitin e fundit të specializimit, e cila do të kthehet prapë në shërbimin tonë. Besoj se vitin e ardhshëm kthehet dhe përderisa e kemi në specializim nuk është në rregull që dikush tjetër t’ia zërë vendin, sepse nga ne ka shkuar në specializim”, ka thënë Kadolli-Halili.

Kurse mungesë të stafit ka edhe në reparte të tjera dhe për të cilin drejtuesit e QKMF-së nuk kanë një sqarim konkret nëse ata do të shpallin konkurs, ose do të gjejnë forma të tjera siç është punësimi me kontratë në vepër....(Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)