Më 6 dhe 7 korrik, një delegacion i Kosovës do të ketë takime bilaterale me Bashkimin Evropian dhe një takim trepalësh me Serbinë dhe BE-në në Bruksel, në kuadër të dialogut mes dy shteteve, ka konfirmuar për KOHËN zëvendëskryeministri Besnik Bislimi.
Bislimi, që është i deleguar nga kryeministri Albin Kurti për çështjen e dialogut dhe integrim evropian, pritet ta udhëheqë delegacionin e Kosovës. Delegacionin e Serbisë raportohet se do ta udhëheqë drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKy do të jetë takimi i parë mes delegacioneve, pas takimit që liderët kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, patën më 15 qershor.
Radio Evropa e Lirë ka raportuar të premten se në këto takime pritet të diskutohet për marrëveshjet e arritura deri më tash dhe për shkallën e zbatimit të tyre.
Pas këtij takimi, pritet takimi në nivel më të lartë, Kurti-Vuçiq, kah fundi i korrikut.