Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Rektori i UPZ-së uron besimtarët myslimanë për Bajramin e Vogël

Rektori i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, Ramë Vataj iu ka uruar festën e Bajramit të Vogël të gjithë besimtarëve myslimanë.

Përmes një komunikate për media thuhet se, “Vataj ua uron festën e Kurban Bajramit studentëve, mësimdhënësve, stafit të administratës të Universitetit dhe të gjithë besimtarëve të fesë Islame”.

Ai më tutje thotë se, “në këtë ditë të veçantë t’i shtrijmë dorën njëri-tjetrit me urimet për shëndet, paqe e begati. Urojmë që kjo festë të kalojë në harmoni të plotë dhe me bereqet në familjet tona. Me Fat Kurban Bajramin”.