Marjan Dema, tani rektor i Universitetit të Prishtinës po konsideron se i është keqpërdor emri gjatë gjykimit që po zhvillohet kundër ish-rektorit të këtij universiteti, Enver Hasanit, dhe tre të akuzuarve të tjerë për korrupsion, shkruan Koha Ditore.
I është drejtuar me një kërkesë Gjykatës Themelore të Prishtinës, që t`ia mundësojë për të dëshmuar dhe për të treguar, sipas tij, të vërtetën rreth akuzave kundër tij.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKërkesë të njëjtë ka deponuar edhe Prokuroria, duke i kërkuar gjykatës që Demës t`i mundësohet dhënia e dëshmisë.
Dema, kërkesën e ka proceduar pas dëshmisë së zëvendësdrejtorit të Institutit për Studime Ndërkombëtare në Tiranë, Jorgjo Qiriako. Ky i fundit, në seancën e kaluar të mbajtur në muajin korrik, ka thënë se në vitin 2008, e kishte pranuar një kontratë të ndryshuar për përkthim librash në Tiranë nga Marjan Dema, atëkohë prorektor i UP-së. Në këtë takim, sipas tij, ka qenë i pranishëm edhe Enver Hasani... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.