Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Reka: Ende s’kemi evidentuar sa pjesëtarë të stafit të lokalit ishin në momentin e shpërthimit

Majori i Policisë së Kosovës në rajonin e Ferizajt, Qazim Reka, ka deklaruar se ende nuk kanë arritur t’i evidentojnë sa pjesëtarë të stafit të lokalit dhe klientë kanë qenë prezent në momentin e shpërthimit.

Reka në Interaktiv të KTV-së ka deklaruar se hetimet nuk janë bërë të plota për shkak të errësirës mirëpo ato do të vazhdojnë gjatë ditës së mërkurë.

“Nga ajo që kemi kuptuar, është një biznes, një restorant ushqimor, akoma s’kemi mund të kuptojmë se sa pjesëtarë të stafit dhe klientë kanë qenë në momentin e shpërthimit. Hetimet nuk kanë mund të vazhdojnë për shkak të errësirës, hetimet do vazhdojnë gjatë ditës së nesërme me të gjitha njësitet relevante”, ka deklaruar ai.

Reka ka potencuar se objektet e tjera afër vendit të ngjarjes nuk janë prekur nga shpërthimi.