Ish-ministri i Integrimeve Evropiane, Blerim Reka ka thënë se invazioni i sotëm mbi Ukrainën është jetësim praktik i "botës ruse".
Përmes një postimi në Facebook, Reka ka shkruar se ky sulm dëshmoi se Rusia e sotme post-sovjetike nuk dallon fare nga ajo komuniste, e as nga ajo cariste.
“Gjatë dy shekujve të fundit, ndryshimi i regjimit asnjëherë nuk ndryshoi apetitet hegjemone. Ukraina është kambana e fundit për Evropën. Bombat ruse nuk ndalen me diplomaci”, ka thënë ai.
Artikuj të ngjashëm
- Katër mësime prej katër vjetëve agresioni rus
-
Ukraina konsideron se Rusia po kryen sulm psikologjik duke kërcënuar me sulme
-
BE-ja kërkon nga mbështetësit e Ukrainës që ta lejojnë t’i përdorë armët e tyre për ta sulmuar Rusinë
-
Kuleba: Na duhet fitorja në luftë, jo barazimi
- Strategjia kundër Rusisë po funksionon dhe duhet të vazhdojë