Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Regjistrohen dëmet e para nga tërmeti i mesditës në Ohër

Tërmeti që goditi Ohrin, me 5.2 shkallë, ka shkaktuar panik tek qytetarët. Siç raportohen nga Ohri ka disa shtëpi të dëmtuara dhe shembje gurësh në rrugë, përcjell TetovaSot.

Tërmeti ndodhi rreth orës 13.19 minuta, që është ndie edhe në disa qytete tjera të Maqedonisë si në Shkup, Tetovë, por edhe në Tiranë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ky ka qenë tërmeti më i madh deri tani në Ohër pas 800 tërmeteve tjera të vogla gjatë javëve të fundit.

Tërmetet që kanë goditur Ohirn kanë hapur edhe vrima të reja afër vullkanit aktiv në Ballkan.

Image

Vrimat e reja janë të dukshme ku shihen në vendin ku për shekuj me radhë ka pasur vullkan. Siç mësohet janë paraqitur 6 vrima të reja, ku 4 prej tyre kanë qenë më të vjetra. Persona që kanë vizituar sot në Koselin thanë se ndihet era e përforcuar e squfurit.