Në vitin 2020 do të nisë regjistrimi i popullsisë në Maqedoninë e Veriut. zv/ kryeministri Bujar Osmani, premtoi se politika nuk do të ketë asnjë rol në këtë proces.
Në Shkup, zv/ kryeministri për Çështjet Evropiane, Bujar Osmani ka paralajmëruar se Regjistrimi i Popullsisë do të zhvillohet vitin e ardhshëm. Ai në një prononcim për televizionin maqedonas “Telma”, ka lënë të kuptohet se partnerët në koalicionin qeverisës, LSDM-ja, kryeministri Zoran Zaev dhe BDI-ja e Ali Ahmetit, kanë tejkaluar të gjitha dallimet lidhur me këtë çështje.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoOsmani ka saktësuar se ky proces, jo vetëm statistikor, do zhvillohet sipas metodës së kombinuar. Pra jo vetëm në terren, por do të shfrytëzohen bazat e të dhënave të institucioneve përkatëse dhe në të do të përfshihen dallimet etnike, kulturore e fetare të qytetarëve.
“Ajo që është me rëndësi është se, është rënë dakord për vendosjen e një mekanizmi të mirëbesimit”, ka thënë Osmani.
Sipas tij, nuk do të ketë Komision Shtetëror për Regjistrim, politika nuk do të përzihet fare dhe e gjithë puna do t’i lihet Entit Shtetëror të Statistikës.
Me këtë rast, drejtori dhe zv/ drejtori (që nënkuptohet se njëri prej tyre do të jetë shqiptar) do të vendosin së bashku, për të gjitha materialet e regjistrimit në mënyrë që komunitetet etnike të kenë besim në gjithë procesin.
Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut deri tani kanë shfaqur mosbesim në vërtetësinë e regjistrimeve për shkak të mos përfshirjes në procesin e përpunimit të të dhënave./abcnews.
{gallery}