Të enjten, ambasadori i Zvicrës, Jean-Hubert Lebet, ia ka dorëzuar ministrit të Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, Notën Verbale mbi ratifikimin e marrëveshjes për Sigurimet Sociale në mes të Kosovës dhe Zvicrës, marrëveshje kjo e cila tashmë është ratifikuar edhe nga shteti Zviceran.
Reqica është shprehur se përmes këtij ratifikimi, qytetarët do të ripërfitojnë pensionet dhe beneficionet, e drejtë kjo, që sipas tij, iu është mohuar për vite të tëra.
“Ky është një lajm i rëndësishëm për të gjithë qytetarët dhe shtetin e Kosovës, sepse me ratifikimin e kësaj marrëveshje më në fund triumfoj e drejta e qytetarëve për të ripërfituar nga pensionet dhe beneficionet, e drejt e cila iu mohua me vite të tëra shumë bashkëkombësve tanë të cilët për vite të tëra kanë derdhur djersën e tyre me kontributin e dhënë për shtetin Zviceran dhe për mbijetesën e familjeve të tyre në Kosovë”, ka thënë ai.
Ai tutje ka thënë se ratifikimi i kësaj marrëveshje do të hap rrugë edhe për nënshkrimin e marrëveshjeve të tilla me shtetet tjera.
“Falënderojmë të gjithë bashkëpunëtorët tanë për realizimin e kësaj marrëveshje dhe gjithashtu një falënderim të veçantë edhe për shtetin tonë mik Zvicrën, e cila ka shprehur gatishmërinë që të zgjidhim një herë e mirë çështjen e Sigurimeve Sociale, e cila do të hap rrugë për nënshkrimin e marrëveshjeve të tilla edhe me shtete të tjera”, është shprehur ai.
Sipas njoftimit dërguar medieve, qytetarët tanë do të njoftohen së shpejti nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, lidhur me këtë marrëveshjeje dhe të gjitha procedurat për aplikim dhe realizim të të drejtave të tyre.
-
Ratifikohen marrëveshjet për sigurime sociale me Zvicrën dhe Belgjikën
-
Arrihet marrëveshja për pensionet nga Zvicra, nga 1 shtatori mund të aplikohet për to
-
Hyn në fuqi marrëveshja Kosovë-Shqipëri për sigurime shoqërore
-
Afro 2000 përfitues të marrëveshjes për sigurimet shoqërore mes Kosovës dhe Shqipërisë
-
Kosova dhe Zvicra nënshkruajnë marrëveshje për përmirësimin e mundësive për punësim