Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Reagon edhe Franca: Për keqardhje që strukturat "paralele" po mbyllen në kohë fushate

franca

Franca ka shprehur shqetësim për shkak të mbylljes së strukturave paralele nga institucionet e Kosovës në disa rajone të mërkurën. Në një reagim të Ambasadës franceze në Kosovë thuhet se pavarësisht se këto struktura operojnë pa autorizim zyrtar nga autoritetet kompetente, ato ofrojnë shërbime të rëndësishme për serbët e Kosovës.

“Mbyllja e tyre mund të ketë ndikim në jetët e përditshme të qytetarëve. Ne jemi plotësisht të përkushtuar për sovranitetin dhe pavarësinë e Kosovës. Megjithatë, rikujtojmë se kjo çështje e strukturave ‘paralele’ duhet të adresohet brenda kornizës së dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja”, thuhet në reagim.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Tutje, në reagimin e ambasadës përmendet edhe krijimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe si mundësi për shërbime ndaj serbëve.

“Zbatimi i Asociacionit, mbi bazat e draftstatutit të përgatitur nga BE-ja, do të mundësojë vazhdimin e shërbimeve të caktuara për serbët e Kosovës duke respektuar plotësisht kornizën kushtetuese të Kosovës”.

Po ashtu, Franca ka shprehur “keqardhje që kjo valë e mbylljeve po ndodh gjatë fushatës zgjedhore”.