Sindikata e Shërbimit Korrektuese te Kosovës, ka shprehur shqetësimin lidhur me Ligjin mbi Pagat.
Sipas kryetarit të kësaj sindikate, që përfshinë diku 1770 punonjës të shërbimit korrektues të Kosovës, Zenun Sadikaj, këta nuk u përfshinë fare në këtë ligj.
“Ne jemi pjese e uniformës sikurse FSK, Policia, Doganat, Zjarrfikësit që të gjithë janë të përfshirë në ligjin për pagat kurse në shërbimi korrektues nuk figurojmë fare”, ka thënë për kp, Sadikaj.
“Kërkojmë nga organet përgjegjëse që te ligji mbi pagat të rishqyrtohet që mos të anashkalohemi ne si shërbim korrektues e që nuk jemi të pakët në numër , jemi rreth 1700 pjesëtarë të shërbimit korrektues, ka thënë ai për KosovaPress, duke shtuar se sipas informatave, koeficienti është 1.5 siç është përfolur, dhe nuk janë të kënaqur as me këtë koeficientë ë ulët, por edhe faktin se nuk janë përfshirë fare në ligjin për paga si staf civil i burgjeve.
-
1600 oficerë korrektues në gjithë Kosovën protestuan për paga
-
Shërbimi Korrektues kundër Projektligjit për paga, kërcënon me veprim sindikal
-
Gardianët e burgjeve kërkojnë të përfshihen në projektligjin për pagat
-
Dy njësi të Policisë së Kosovës protestojnë kundër përcaktimit të koeficientit në paga
-
Sindikata e Policisë i kërkon Avokatit të Popullit ta çojë në Kushtetuese Ligjin e pagave