Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Rasti “Dehari”, kthehen në punë tre zyrtarët e MD-së

Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës i Shërbimit Civil të Kosovës (KPMSHCK) ka kthyer në punë ish-ushtruesin e detyrës së e drejtorit të Departamentit për Operativë Siguri dhe Transport të të Burgosurve në SHKK, Burim Buleshkaj, ish-ushtruesin e detyrës së drejtorit të Qendrës së Paraburgimit Prizren, Destan Zogaj, dhe ish-kryeinspektorit e Ministrisë së Drejtësisë, Ylber Topalli.

Buleshkajn e Zogajn Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK), i kishte larguar nga puna në shkurt të këtij viti, për siç thuhej “veprimet dhe mosveprimet e tyre”, në rastin “Dehari”.

Ndërsa Topalli ishte përjashtuar nga puna nga Ministria e Drejtësisë në mars të këtij viti, për siç thuhej “shkelje të rënda procedurale në rastin e ndërlidhur me zhvillimet pas vrasjes së Astrit Deharit në Qendrën e Paraburgimit në Prizren”.

Njoftimin se ata janë kthyer në punë e ka bërë zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu. Ai për këtë ka akuzuar KPMSHCK-në dhe ka ftuar Prokurorinë që të merret më procesin e marrjes së këtij vendimi.

“Këshilli i ‘Pavarur’ Mbikëqyrës i Shërbimit Civil paska kthyer në punë edhe Destan Zogajn e Burim Buleshkajn, të involvuar direkt në rastin Dehari. Të dy së bashku e bashkë me Ylber Topallin pa asnjë bazë ligjore kanë bartur kamerat nga burgu i Prizrenit drejt në dorën e Dhurata Hoxhes - ish ministre e Drejtësisë. Organizimi dhe funksionimi kriminal ka adresë. Ftoj sërish PSRK-në të merret me Raportin e Inspektoriatit të Ministrisë së Drejtësisë dhe me procesin e marrjes së këtyre vendimeve nga anëtarët e partive opozitare që e sundojnë KPMSHC-në”, ka shkruar Sallahu në Facebook.

Edhe “Për veprime e mosveprime” në rastin “Dehari” largohen nga puna Buleshkaj e Zogaj   Arbëri “Për veprime e mosveprime” në rastin “Dehari” largohen nga puna Buleshkaj e Zogaj
Image

Ai ka shkruar edhe për vendimin për kthimin në punë të Topallit.

“Vendimi i tillë është absurd dhe në kundërshtim të plotë me faktet dhe provat që i ka konstatuar Inspektoriati i Ministrisë së Drejtësisë. Duket që ato fare as nuk janë lexuar nga ky Këshill. Përveç shkarkimit nga detyra të Y.T., raportin e Inspektoratit për të bëmat e tij, që ndërlidhen me rastin Dehari, e patëm dërguar në PSRK. Duket sheshit që ky Vendim i Këshillit është i ndikuar. Si të tillë do ta kontestojmë në Gjykatë, me kërkesën për masë të përkohshme njësoj sikur edhe i bëjmë thirrje PSRK që ta adresojë seriozisht Raportin që kemi dërguar, duke përfshirë edhe procesin deri tek kjo vendimmarrje absurde dhe e paligjshme”, ka shkruar Sallahu.

Image