Rashit Qalaj është emëruar drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës me shumicë votash në mbledhjen e sotme të Qeverisë.
Ndërsa tri vota ishin abstenim. Ministrat nga radhët e Nismës kanë abstenuar, raporton KsP.
Emërimi i tij vjen pas kalimit të ish-drejtorit të Policisë, Shpend Maxhuni, si drejtor i Agjencisë për Inteligjencë të Kosovës
“Sot kam emëruar Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, që bazohet edhe në rangimin sipas Memorandumit të Kosovës me Mbretërinë e Bashkuar për rekrutimin e bartësve të pozitave të larta shtetërore, si dhe janë zgjedhur edhe drejtorët e Mjekësisë Ligjore dhe të Agjencisë së Meteorologjisë, Arsim Gërxhaliu dhe Ferki Fejza”, ka thënë Haradinaj në një postim në Facebook.