Ka filluar intervistimi i ish-drejtorit të Policisë, Shpend Maxhunit, para deputetëve, anëtarë të Komisionit hetimor parlamentar në lidhje me ndriçimin e rastit të dëbimit të gjashtë shtetasve turq.
Me kërkesë të deputetit të AAK-së Muharrem Nitaj, u vendos që intervistimi të bëhet pa praninë e mediave.
LEXO EDHE: Shpend Maxhuni sot do të intervistohet për dëbimin e gulenistëve nga Kosova
Deputetët nuk kanë bërë të ditur për kohëzgjatjen e intervistimit. Kryetari i këtij komisioni, Xhelal Sveçla ka thënë se kjo varet nga përgjigjet që do të marrin.
Edhe herën e kaluar kur u morën në pyetje disa policë, gazetarët nuk janë lënë brenda.
Dëbimi i gjashtë shtetasve turq pa asnjë procedurë ka ndodhur në mars të këtij viti, në kohën kur Shpend Maxhuni ka qenë drejtor i Policisë.
Ai është emëruar drejtor i AKI-së pas shkarkimit të Driton Gashit nga kjo pozitë pikërisht në lidhje me këtë rast.
-
Kontradikta mes Maxhunit e Gashit i rikthen ata në komisionin hetimor për dëbimin e shtetasve turq
-
Nis intervistimi i Maxhunit për dëbimin e shtetasve turq
-
Shtyhet mbledhja e Komisionit Hetimor për shtetasit turq, pritej të dëshmonte Maxhuni
-
Shumë shkelje gjatë dëbimit të shtetasve turq konstaton Komisioni hetimor
-
Komisioni konstaton se ka pasur shkelje ligjore në dëbimin e gjashtë shtetasve turq