Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Raporti i Riinvestit vlerëson rritjen e transparencës nëpër komuna

Instituti Riinvest dhe USAID kanë organizuar tryezë diskutimi me temën: Barometri i prokurimit publik X-Indeks 2020.

Ky diskutim vjen pas publikimit të raportit mbi transparencën në komunat e Kosovës.

Vlerësim i përbashkët i pjesëmarrësve në këtë tryezë ishte se ka rritje të transparencës nëpër komuna.

“Kem evidentuar që vitet e fundit kemi një rritje të transparencës në prokurimin publik. Ne besojmë që është e pamundur të rritet llogaridhënia nëse s’kemi transparencë. Raporti tenton që në mënyrë objektive t’i krahasojë komunat mes njëra-tjetrës. Pandemia ka treguar se sa e rëndësishme është që të kryhen punët nga distanca”, ka thënë Alban Hashani nga Instituti Riinvest.

Afërdita Mekuli nga USAID, tha se ky është viti i tretë që kjo organizatë mbështet Riinvestin për një raport të tillë.

“Të dhënat tregojnë që kemi përmirësim në tri vitet e kaluara, përveç vitin e kaluar, për shkak të situatës pandemike. Komunat tani janë më efektive në zbatimin e prokurimit publik. Tani gjithë procesi i prokurimit bëhet përmes platformës digjitale. Përmes e prokurimit janë kryer punët nga distanca. Kemi punuar gjatë për të ofruar asistencë në shoqërinë civile që të evidentohen parregullsitë. Projekti jonë është për ta ndihmuar Kosovën”, u shpreh Mekuli.

Edhe Nëntë komuna arrijnë pikët maksimale për transparencë, pesë të tjera bien ndjeshëm Arbëri 11 muaj më parë Nëntë komuna arrijnë pikët maksimale për transparencë, pesë të tjera bien ndjeshëm

Sami Uka, anëtar i Bordit të KRPP-së, foli për prokurimin, që sot është elektronik.

“Çështja ka qenë si me rritë transparencën në mënyrë elektronike. Në bashkëpunim me USAID kemi arritur brenda 5 viteve që të kalojmë nga një prokurim në letër në atë elektronik. Sot platforma është 100% efektive. Edhe për shoqërinë civile, për media për qytetarët është një mjet i pazëvendësueshëm”, tha ai.