Shkarkimi i Ivan Todosijeviçit nga pozita e ministrit të Administratës të Pushtetit Lokal, nga ana e kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj, është vetëm shembulli i fundit i cili pasqyron degradimin e raporteve ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Listës Serbe, pjesë e të cilës ishte Tosdosijeviq.
Më herët, kryeministri Haradinaj, pati liruar nga detyra ministrin e Bujqësisë, Nenad Rikallo si dhe kishte shkarkuar nga pozita e zëvendësministres së Drejtësisë, Vesna Mikiqin.
Te rastet, Teodosijeviq dhe Mikiq, arsyeja e shkarkimit, sipas Qeverisë së Kosovës, ka qenë gjuha e urrejtjes që kanë përdorur këta përfaqësues të Listës Serbë, të cilët e kishin cilësuar si “agresion” intervenimin e NATO-s në Kosovë, në vitin 1999. Todosijeviq, madje ka theksuar se masakra e Reçakut ishte “trillim” nga “terroristët shqiptarë”.
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, duke folur për Radion Evropa e Lirë, vlerëson se rolin kryesor në këtë degradim e ka vet Lista Serbe, e cila sipas tij, jo vetëm që ka ndjekur politikë kundër Kushtetutës dhe rendit kushtetues në Kosovë, por ka përdorur edhe fjalor shovinist që ka përhapur gjuhë të urrejtjes.
Njohësi serb i zhvillimeve politike, Petar Miletiq, ish-deputet i Kuvendit të Kosovës, thotë për Radion Evropa e Lirë se degradimi i raporteve ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Listës Serbe është produkt i mosdefinimit të politikave që në fillim të mandatit të qeverisjes.
-
Ish-ministri Todosijeviq ka histori të pasur me deklarata antishqiptare
-
Pas shkarkimit të Todosijeviqit reagon Lista Serbe
-
Kryeministri shkarkon ministrin serb që i quajti shqiptarët terroristë e masakrën e Reçakut trillim
-
Vuçiq: Radoiçiqi ka dhënë dorëheqje nga pozita e nënkryetarit të Listës Serbe
-
Todosijeviq lirohet nga akuzat pas deklaratës për Reçakun