Deputeti i Vetëvendosjes, Valon Ramadani përmes një postimi në Facebook ka thënë se emërimi i Ngadhnjim Kastratit për drejtor të RTK-së është i paligjshëm dhe i pavlefshëm, transmeton Koha.net.
“Vendimi i publikuar sot nga RTK-ja për përzgjedhjen e kandidatit për drejtor Ngadhnjim Kastrati, është i paligjshëm dhe i pavlefshëm”, ka shkruar ai.
Sipas tij cilido jurist që ka pretenduar të japë interpretim për këtë çështje ka kryer vepër penale.
“Bordi duhet urgjentisht të tërhiqet nga ky veprim, në të kundërt jemi të detyruar t'u drejtohemi organeve të drejtësisë”, ka shkruar Ramadani.
Artikuj të ngjashëm
-
Bordi i RTK-së “legjitimon” zgjedhjen e drejtorit, akuzohet për shkelje të rëndë ligjore
-
SPRTK-ja thotë se Bordi i RTK-së në mënyrë antiligjore ka zgjedhur drejtorin gjeneral
-
Ngadhnjim Kastrati zyrtarisht drejtor i RTK-së, Bordi thotë se votimi për të ishte i drejtë
-
RTK-ja shpall konkurs për drejtor të përgjithshëm
-
Shkarkohet drejtori i RTK-së