Përgjigjja e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama ndaj deklaratave të presidentit Bujar Nishani, nuk vonoi shumë.
Shefi i Qeverisë replikoi përmes rrjeteve sociale.
“Zoti President ju meritoni gjithë keqardhjen time për sa sapo thatë! Prapë provuat që nuk jeni dot i paanshëm!”, thotë Rama.
Lidhur me dialogun me opozitën, Rama përsëriti se “është i gatshëm për dialog”.
Më herët, përmes zëdhënëses, Presidenca tha se Kryeministri i vendit ka kërcënuar dhe shantazhuar në mënyrë të njëanshme dhe sistematike institucionin e Presidentit të Republikës.
Artikuj të ngjashëm